Flash

Video e plotë që ndali manipulimin e ngjarjes/ Kështu e vranë Klodian Rashën

Lapsi.al 3 June 2021
Video e plotë që ndali manipulimin e ngjarjes/ Kështu e
Më në fund gjithkush mundet të shohë me sytë e tij të vërtetën e një ngjarjeje që për një fragmen kohe u tentua të manipulohej. Thuajse gjashtë muaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, kur prokuroria nxorri pretencën për policin e akuzuar, Nevaldo Hajdaraj, duke kërkuar 20 vite burgim për të, dolën edhe pamjet e plota filmike të ngjarjes që shokoi vendin. Lexo më tej:

Vrau me dashje të riun Klodian Rasha, prokuroria shpall pretencën për ish-efektivin e policisë

Pikërisht ekzistenca e këtyre videove ku ngjarja duket e plotë do ketë bërë që versioni mbi ngjarjen të ndryshojë hap pas hapi, ndryshe nga alibia që ngriti fillimisht policia. Në natën e 8 dhjetorit 2020, Klodian Rasha u qëllua për vdekje. Por, në fillim, nga kupola drejtuese e uniformave blu u përhap lajmi se ai ishte i armatosur. Në njoftimin e parë, policia tha se Klodian Rasha “është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Kjo bëri që mediat e zellshme që nuk e vënë asnjëherë në dyshim të vërtetën e regjimit të shpallnin me tituj të mëdhenj se viktima i kishte drejtuar armën policit (këtu poshtë). Edhe më pas kur u kuptua se Klodiani nuk ishte i amatosur, polici që e qëlloi për vdekje u akuza për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, që nuk parashikonte një dënim më të madh se sa 7 vjet (pra realisht 2-3 vite burg). Këto manovra përkuan edhe me kohën kur kryeministri Rama u fsheh për 3 ditë pa folur asnjë fjalë për ngjarjen që precipitoi në protesta të mëdha. Vetëm kur u pa se i gjithë aksioni ishte i filmuar, i vënë nën presionin e protestave shteti pranoi ta pranojë krimin të plotë, duke e shnderruar edhe akuzën në vrasje me dashje, pikërisht sikurse duket në këtë video. Aty shihet sesi kur dy oficerët e policisë i kërkuan Klodianit të ndalojë pasi kishte shkelur orarin policor të vendosur për pandeminë. Klodiani është në trotuar. Siç duket nga pamjet filmike të siguruara nga Top Channel, polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon. Shpjegimi/ Dy standartet e Ramës për Lleshajn dhe Ardi Veliun Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin në duart e të cilit duket qartë se nuk ka asnjë armë. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe disa hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani humb jetën.
[video width="1308" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/IMG_4396.mp4"][/video]
 ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI