Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA
Më shumë sesa këto karakteristika, apo faktin e njohur publikisht se së paku prej dy vitesh familjarëve të Berishës u mohohej viza amerikane, kjo lëvizje e deparatamentit të shtetit, pati jehonë për kohën kur u zgjodh që të bëhej publike. Ajo u komentua si një manovër politike, direkt pas zgjedhjeve për ti vënë fre rrugës radikale të kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe hapjes rrugë të qeverisjes autoritarise të rilindjes. Pikërisht këtë hipotezë e përforcon edhe mesazhi i kësaj të premteje. Ndonëse partitë opozitare dhe vëzhgues të pavarur po flasin gjithnjë e më shumë për një blerje industriale të votës në 25 prill, sekretari i shtetit e uron Ramën dhe PS për "suksesin elektoral", duke injoruar këto pretendime. Madje, sikur këto të mos mjaftonin, në mesazhin e vet, Blinken, angazhohet që të bashkëpunojë me Ramën për shtetin e së drejtës dhe reformën në drejtësi.