Flash

Ndërhyrje vrastare në kaviljen e Neymar, i ati akuzon arbitrat: "Deri kur fajet do të jenë të viktimave?"

Lapsi.al 14 December 2020
Ndërhyrje vrastare në kaviljen e Neymar, i ati akuzon arbitrat:

"Vlerësimi klinik e radiologjik i Neymar Jr, si pasojë e shembjes së kaviljes së majtë të pësuar një ditë më parë, është qetësues. Një kontroll i ri do të kryhet në 48 ore". Kjo është komunikata e Psg në lidhje me kampionin brazilian, i detyruar të dalë në fund të ndeshjes kundër Lyon, në lot e me barelë, për shkak të një ndërhyrje vrastare të Thiago Mendes që ka kërkuar ndjesë përmes një video në rrjete sociale.

TËRBIMI I TË ATIT: "KUR DO TË MBAROJË KJO GJË?"

Lot që kanë tërbuar të atin e lojtarit, që ka shpërthyer në profilin e tij në Instagram duke akuzuar arbitrat francezë për një lloj mirëkuptimi kunddrejt atyre që ndërhyjnë në mënyrë të rrezikshme nga numrit 10 të Psg: “Ta marrtë dreqi, kur do të mbarojë kjo gjë? – ka shkruar i ati i Neymar - Kemi nevojë për VAR për të thënë se ishte një ndërhyrje e dhunshme? Duhet që dikush të dalë me barrelë për të marrë vendime të ndershme?”.

E pastaj sulmi: “Një lojtar bën ndërhyrje të papërgjegjshme, të dhunshme, hyn në hapësirën fizike të një tjetri pa i dhënë mundësinë të mbrohet. Nuk e dënuan gjatë gjithë ndeshjes në të cilën Neymar vuajti miksin e zakonshëm të faulleve, gjithnjë të dhunshëm. E me këtë sjellje nuk bëjmë gjë tjetër vecse shtojmë këtë lloj futbollisti dhe sjelljet e tyre. Kështu futbolli vazhdon të humbasë. Deri kur fajet do të jenë të viktimave? Varet nga kush kontrollon lojën, nga kush ka mundësi ta mbrojë”.

NDJESA E THIAGO MENDES: "NUK DOJA TË DËMTOJA"

Me një video të postuar në profilet e tij në rrjetet sociale, Thiago Mendes i kërkon ndjesë Neymar. "Natën e mirë djema, po regjistroj këtë video për ti kërkuar ndjesë Neymar. Shpresoj të jetë mirë. Në asnjë mënyrë nuk kisha qëllim ta dëmtoja. Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë - ka thënë mesfushori i Lyon -Si gjithë populli brazilian, edhe unë admiroj lojën e tij dhe shpresoj që nuk është asgjë serioze. Të kthehet shpejt e ti japë kënaqësi tifozëve. I jap edhe njëherë ndjesën time të sinqertë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI