Flash

Video/ Juventus, prepotent edhe në kampionat: Dybala e CR7 përmbysin Genoan

Lapsi.al 13 December 2020
Video/ Juventus, prepotent edhe në kampionat: Dybala e CR7 përmbysin

Juventus i jep vazhdimësi fitores në Champions kundër Barcelonës, duke mundur 3-1 Genoan në javën e 11 të Serie A e për herë të parë, që kur Andrea Pirlo ulet në pankinën bardhezi, merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Sukses i merituar në Marassi për torinezët, që pas një pjese të parë të mbyllur pa gola zhbllokuan sfidën në pjesën e dytë me Dybala, në golin e parë në kampionat. Goli i ish-lojtarit të Juves Sturaro solli barazimin (61’), por në finale dy penallti të CR7, në ndeshjen e 100 me bardhezinjtë, i dhuroi tre pikët Pirlos duke lënë Genoan në fund të klasifikimit.

Pirlo i besoi pikërisht Cristiano Ronaldo, që arriti kufirin e 100 prezencave me bardhezinjtë, e në krah të tij i dhuroi Paulo Dybalas një rast të ri nga minuta e parë. Starti i torinezëve është inkurajues: pas një minute Di Bello anulloi golin e Rabiot për shkak se francezi e preku topin me dorë, pak para se Perin të devijojë goditjen me kokë të McKennie. Të besuarit e Pirlos presuan lart dhe e lëvizën topin me një ritëm të mirë, por nuk gjetën veprimin vendimtar në zonën e penalltisë.

Ronaldo tentoi menjëherë avantazhin me rifillimin e lojës, por gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Juventus bëri ndeshjen, ishte konstant në gjysëmfushën kundërshtare, deri kur McKennie gjeti korridorin e duhur për Dybala, që mposhti Perin, duke zhbolluar rezultatin e duke shkuar në pankinë të përqafonte Pirlon. Por në goditjen e parë në portë Genoa barazoi me Sturaron, që i humbi nga sytë Alex Sandros përpara se të firmoste golin e dytë si ish, ndaj bardhezinjve.

Pavarësisht barazimit ndeshja nuk ndryshoi, Juventus vazhdon të sulmojë e gjeti avantazhin me penalltinën e CR7, që festoi 100 prezencat me bardhezinjtë, duke shënuar golin e 2-1. Në fund, Genoa u zbilancua e Juventus patir disa raste për të bërë trisin, që arriti sërisht nga pika e bardhë e sërisht falë Ronaldos (79 gola në 100 ndeshje me Juven për portugezin, që në këtë sezon është i pagabueshëm nga pika e bardhë: 6 në 6). Me këtë sukses bardhezinjtë arrijnë Napolin e shkojnë -1 nga Inter.

ITALY - SERIE A

Cagliari 1 - 3 Inter

Atalanta 3 - 0 Fiorentina

Bologna 1 - 5 Roma

SSC Napoli 2 - 1 Sampdoria

Genoa 1 - 3 Juventus

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI