Flash

Otto Baric nuk jeton më: shuhet nga Covid ish-trajneri i Shqipërisë

Lapsi.al 13 December 2020
Otto Baric nuk jeton më: shuhet nga Covid ish-trajneri i

Ish-trajneri i Shqipërisë Oto Bariç nuk jeton më! Lajmin e hidhur për vdekjen e ish-trajnerit të Shqipërisë në vitet 2006-2007 e kanë dhënë pak minuta më parë mediat kroate. Trajneri legjendar ka ndërruar jetë prej koronavirusit në moshën 88-vjeçare, raporton Panorama Sport.

Bariç mbahet mend te Shqipëria për disa ndeshje mjaft të mira që skuadra kuqezi zhvilloi, duke pasur një dorë të madhe në skuadër në aspektin taktik.

Që prej largimit nga kuqezinjtë, Bariç nuk drejtoi më skuadra. Në të kaluarën ai ka qenë edhe në krye të Kombëtares së Kroacisë dhe Austrisë, e gjithashtu i klubeve të njohura si Rapid Vjenë, Shturm Graz apo edhe Shtutgart në Gjermani.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, Bariç ndërroi jetë në spitalin e Dubravës në Zagreb, ku prej 7 ditësh ishte i shtruar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI