Flash

Video/ Vllaznia merr arratinë, duke mundur Partizanin: Kukësi e ndjek me fitoren e 5 radhazi

Lapsi.al 13 December 2020
Video/ Vllaznia merr arratinë, duke mundur Partizanin: Kukësi e ndjek

Një javë interesante ajo e 8 në Superiore, që sheh Vllazninë në një tjetër provë forcë, me fitoren 1-0 kundër Partizanit e Kukësin që mban ritmin e shkodrënavë me fitoren e 5 radhazi, atë përballë Skënderbeut. Barazimi mbetet i preferuari i Teutës e Lacit, që nuk shkojnë më shumë se 1-1 në debutimin e Duros.

VLLAZNIA 1-0 PARTIZANI

Nuk ndalet Vllaznia, që merr fitoren e tretë radhazi, duke u shkëputur edye më shumë nga Partizani, të cilin e mundi 1-0 me një gol të Dilaver. Shkodranët e Brdariç morën një triumf tepër të rëndësishëm, duke treguar superioritetin e tyre në ndeshje, edhe pse rastet e rrezikshme në portat kundërshtare nuk ishin të shumta. Vendosi në të 86 një gol i Dilaver që i ngjit shkodranët në kuotën e 19 pikëve në 8 ndeshje, duke kryesuar të vetëm, ndërsa të kuqtë marrin humbjen e dytë që nga java a e parë kundër Kastriotit.

TEUTA 1-1 LAÇI

Nuk ka fitues sfida mes tyre, duke ecuar në 7 numrin e barazimeve për skuadrën e Martinit dhe 5 për Lacin, në debutimin e Shpëtim Duros, që vlen më shumë për moralin se për klasifikimin. Durrsakët nuk njohin 3 pikëshin prej 6 ndeshje radhazi, ndërsa nuk është më e mirë pozita e bardhezinjve, tashmë nën drejtimin e ri teknik të Duros. Dejvi Bregu kaloi në avantazh durrsakët, që në minutën e 3, duke mposhtur Sherrin, në një situatë që mund të rëndonte këmbët e kurbinasve dhe idetë e Duros. Mbrojtja më e mirë e kampionatit megjithatë dështoi në të 40′ kur Karabeci ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Deliut, duke shkaktuar penallti, edhe pse ndoshta ndërhyrja ka qenë jashtë zonës. Këtë herë, ndryshe nga ajo kundër Tiranës, Nwabueze nuk gabon nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin.

KUKËSI 3-1 SKËNDERBEU

Kukësi ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Triumfi i 5-të radhazi për verilindorët e Skënder Gegës, të cilët janë rikthyer më të frikshëm se kurrë pas një starti aspak pozitiv. Për sa i përket Skënderbeut, korçarët bënë shumë pak, deri në momentin e pësimit të 3 golave, më pas u përpoqën të reagonin, por nuk shkuan më shumë se 1 gol i shënuar. Dopieta e Ezesë dhe goli i brazilianit Lima i siguruan 3 pikë të rëndësishme Kukësit, golin e vetëm për Skënderbeun e realizoi Mensah.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI