Flash

Calhanoglu i vë kushte Milanit: 7 milionë euro ose tek Inter me parametër zero

Lapsi.al 14 December 2020
Calhanoglu i vë kushte Milanit: 7 milionë euro ose tek Inter me

Është konfirmuar për të mërkurën, në shtëpinë e Milan, takimi mes menaxherit të Calhanoglu, Gordon Stipic, e Maldini-Massara për të diskutuar rinovimin e kontratës së mesfushorit, në skadencë në qershor 2021. Palët janë ende larg: flitet për një ofertë prej 3 milionë, kundër një kërkese prej 7 milionë nga ana e lojtarit e konsideruar e tepruar nga drejtuesit kuqezinj, por gjithcka mund të ndodhë akoma. Nuk përjashtohet asnjë skenar. Në pritje është Inter, që është interesuar për të patur turkun me parametër zero në verë, gjë që i jep mundësinë ti shkojë përballë kërkesave ekonomike të tij. Nga ana tjetër, lojtari nuk dëshiron të ndryshojë qytet e do të qendronte me kënaqësi në Milano.

Ajo e të mërkurës do të jetë një takim testues për të dëgjuar palët. Milan synon të mbajë lojtarin por duhen ulur pretendimet e menaxherit, që konsiderohen shumë të larta. “Qëllimi ynë është të provojmë të mbajmë Calhanoglu", ka thënë pak ditë më parë drejtori tekniko-sportiv kuqezi Paolo Maldini.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI