Flash

"Ekspert dhe mik": Duka i tronditur nga humbja e ish-teknikut kuqezi

Lapsi.al 13 December 2020
"Ekspert dhe mik": Duka i tronditur nga humbja e ish-teknikut kuqezi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Bariç ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera gjatë eksperiencës së tij në stolin kuqezi.

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç. Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë. Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumte. Gjithmonë i paharruar, Otto!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.

Ish-trajneri i Kombëtares, Otto Bariç është ndarë nga jeta të dielën në moshën 88-vjeçare në Zagreb, pasi nuk e fitoi dot betejën me virusin korona. Ai kishte një karrierë shumë të pasur si trajner, duke filluar që nga viti 1964 me Lokomotivën e Zagrebit, e duke vazhduar ndër të tjera me klubet e Dinamo Zagrebit, Salzburgun, Fenerbahçe, SK Sturm Graz, Rapid Vjenë, Shtutgart. Gjithashtu, ai drejtoi Austrinë në edicionin 1999-2001, dhe Kroacinë në vitet 2002-2004, përpara se të merrte drejtimin e Shqipërisë në edicionin 2006-2007. Bariç zëvendësoi në këtë detyrë në qershor të 2006-ës Hans-Peter Brigelin, dhe nga 16 gushti i atij viti e deri më 21 nëntor të 2007-ës, ai e udhëhoqi Kombëtares në 15 ndeshje, miqësore dhe ndeshje zyrtare.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI