Flash

Smalling kthehet tek Roma: vullneti i mbrojtësit vendimtar në akordin me United

Lapsi.al 1 October 2020
Smalling kthehet tek Roma: vullneti i mbrojtësit vendimtar në akordin

Telenovela Smalling tek Roma është në serinë e fundit. Verdhekuqtë kanë vënë operacionin në vijë, falë ndërhyrjes së djeshme të drejtorit sportiv Guido Fienga e drejtorit të përgjithshëm Manolo Zubiria që fluturuan në Londër për tu takuar me Manchester United: akordi është gjetur mbi bazën e 15 milionë euro plùs bonus, mungojnë vetëm detajet e fundit për kalimin përfundimtar. Vendimtar vullneti i mbrojtësit që ka dashur gjithnjë të rikthehet në kryeqytet pas përfundimit të huazimit. Tani anglezi pritet në Trigoria për vizitat mjekësore e firmën mbi kontratë, për të nisur aventurën e dytë romane.

Gjithcka e kryer për Smalling që do të firmosë një kontratë 4 vjecare për tre milionë euro në sezon. Akordi është arritur javë më parë, por tani ndërmjetësi Pajac duhet të mbërrijë në qendrën sportive verdhekuqe për të bërë kalimin zyrtar. Mbrojtësi vështirë se do të jetë në dispozicion për sfidën me Udinesen të shtunën, por Fonseca mund të buzëqeshë.

Burime pranë Real Madrid, ndërkohë, e japin të sigurtë kalimin në huazim të sulmuesit Borja Mayoral tek Roma. Sipas asaj që bëjnë të ditur gazetat sportive 'Marca' e 'As', menaxherët e lojtarit janë nisur për në Itali, e përfundimi i transferimit është shumë i mundshëm.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI