Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Prezantimi/ Kumbulla injoron Taren: "Kur më thirri Roma nuk hezitova fare"

Lapsi.al 1 October 2020
Prezantimi/ Kumbulla injoron Taren: "Kur më thirri Roma nuk hezitova

Marash Kumbulla për shumë kohë ishte shumë pranë Lazio, por pastaj zgjodhi Romën. Në fakt, relatat me bashkëkombasin e tij, drejtorin sportiv të Lazio, Igli Tare, kishin dhënë idenë se mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë do të zgjidhte bardhekaltrit, por nuk ndodhi kështu: "U fol për shumë shoqëri, por kur më thirri Roma nuk hezitova, jam super i lumtur". Mbrojtësi shqiptar, në ditën e prezantimit të tij ka rrëfyer tratativën me verdhekuqtë: "Ishte e shpejtë, por ishte e lehtë të zgjidhje. Më vjen keq sidoqoftë që u largova nga Verona ku u rrita shumë". Edhe objektivët janë të qartë për 20 vjecarin kuqezi: "Duam të arrijmë sa më lart të jetë e mundur". Lidhja me skuadrën duket e mirë dhe u shfaq në debutimin kundër Juventus: "Isha i lumtur për debutimin, por kam pak dëshpërim që nuk morën tre pikët".

Të dielën e kaluar, kundër Juves, në krah të tij ishin Ibanez e Mancini, por për Kumbullën mosha e re e linjës difensive nuk është një problem: "Për mua është një motivim më shumë - shpjegon - Eshtë e vërtetë që jemi të rinj në mbrojtje por kemi treguar se jemi koherent e të përqendruar. Mund të përmirësohemi e të japim akoma më shumë". Kjo është cfarë urojnë në Romë, e motivi për të cilin e morën, si ka shpjeguar drejtuesi Manolo Zubiria që është ulur krah Kumbullës në konferencën e shtypit. "Marash është një investim në linjë me projektet e pronarëve ", nënvizon ai. E pashmangshme pastaj pyetja për Kumbulla në lidhje me Smalling si shok i ardhshëm skuadre, por ish-lojtari i Veronës nuk zbilancohet: "Ka një karrierë të pasur me suksese, tani mendoj vetëm për atë që është këtu".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI