Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"20 mijë euro për lojtar": Halili premton bonusin për të mundur Young Boys

Lapsi.al 1 October 2020
"20 mijë euro për lojtar": Halili premton bonusin për

Për Tiranën ky është takimi me historinë. Është e qartë se një kualifikim në fazën e grupeve të Europa League vlen pothuaj 1 milion euro të ardhura nga UEFA, kështu që presidenti bardheblu Refik Halili nuk ka ndërmend ta humbasë, ose më saktë ka në plan ti provojë të gjitha. Kështu, propozimi është një bonus prej 20 mijë euro për secilin futbollist në rast se mundin Young Boys.

“Dua që të fitoni për historinë e Tiranës - i ka thënë Halili lojtarëve -. Për lavdinë e fanellës, për të vazhduar 100- vjetorin e dytë të lavdishëm me këtë arritje të madhe. Është ndeshje historike, sepse klubi ynë nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë. Dëshira është e madhe”, ka përfunduar numri 1 i klubit në mbledhjen me ekipin, në Bernë të Zvicrës, në hotelin ku janë grumbulluar 25 herë kampionët.

Tirana do të zbresë në fushë kundër zviceranëve në orën 20.30 për raundin e play-off të Europa League. Më parë bardheblutë kanë luajtur vetëm dy ndeshje në Champions, ku pasi mposhtën Dinamo Tbilisi u eleminuan në raundin e dytë nga Crvena Zvezda. Zbritja në Europa League ishte me fat, sepse shorti i hedhur për raundin e tretë i kaloi direkt në play off, ku tashmë duhet të bëjnë llogaritë me Young Boys.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI