Borussia Dortmund nis me marsh tjetër pjesën e dytë, ose më saktë, ekzaktësisht si mbylli minutat e fundit të pjesës së parë. Haaland ka barazuar rezultatin në minutën e 55, duke shfrytëzuar një hapësirë mes prapavijës bavareze. Përballë portierit shtatlarti nuk gabon, duke i cuar shifrat në 2-2 dhe duke e bërë të paparashikueshme finalen.