Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ministri i Sportit nuk ndal kampionatin, Genoa proteston: "Jemi të gjithë në karantinë"

Lapsi.al 30 September 2020
Ministri i Sportit nuk ndal kampionatin, Genoa proteston: "Jemi të

"Nuk ka shkak për të ndaluar kampionatin". E thekson ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, në lidhje me situatën në Serie A, pas 14 lojtarëve pozitivë të Genoas. Në të njëjtën kohë ministri i gjykon "të nxituara" fjalët, më pas të korrigjuara, nga nënsekretarja Sandra Zampa e cila fillimisht kishte frikë nga hipoteza e pezullimit të Serisë A pas çështjes së Genoas. Pas fjalëve të thëna në mëngjes ("protokolli është i qartë, kampionati i Serie A duhet të pezullohet"), Nënsekretarja e Shëndetësisë Sandra Zampa në fakt ishte vetëkorigjuar. "Gjatë intervistës time në Radio Capital thashë që, në bazë të Protokollit të nënshkruar nga Federata Italiane e Futbollit, lojtarët pozitivë me Covid-19 nuk mund të luajnë derisa të testohen negativisht. Kjo nuk do të thotë që Serie A do të pezullohet. Do të jenë më pas FIGC dhe klubet e futbollit që do të vendosin për fatet e kampionatit: nëse do lejojnë të rikuperojnë ndeshjet skuadrat që nuk mund të luajnë, ose do të aktivizojnë rezervat në fushë".

Figc dhe Serie A janë të orientuara drejt udhëzimeve evropiane, kështu që kushdo që ka 13 lojtarë në dispozicion (me të paktën një portier) mund të zbresë në fushë. Pasdite, është planifikuar këshilli i jashtëzakonshëm i Lega: kërkesa e Genoa për të shtyrë ndeshjen kundër Torinos do të analizohet dhe do të diskutohet një rregull (më pak i ashpër se ai i Uefa) që mund të përcaktojë një numër minimal të lojtarëve për të luajtur.

"Jemi në karantinë. Asl na ka ndaluar, nuk mund të luajmë të shtunën kundër Torinos edhe me 13 të disponueshmit. Pa stërvitje duhet ta shtyjmë. Data mund të gjendet sepse Torino nuk luan në Europë". Ky është qendrimi i Daniele Faggiano, drejtori sportiv i Genoas. "Së shpejti do tiu komunikojmë listën e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë. Po zgjidhim problemet në lidhje me privatësinë e pastaj do të japim listën e plotë", ka përfunduar Faggiano.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI