Flash

Luajtën me të infektuarit e Genoa, Napoli merr përgjigjen e tamponëve

Lapsi.al 30 September 2020
Luajtën me të infektuarit e Genoa, Napoli merr përgjigjen e
Janë konfirmuar 14 rastet e pozitivitetit me Covid-19 tek Genoa, negativë ndërkohë të gjithë tamponet të cilëve i janë nënshtruar lojtarët e Napolit, që pikërisht të dielën e kaluar është përballur në San Paolo me kuqeblutë. Ky është rezultati i xhiros së fundit të kontrollit të kryer dje e sot. Në mëngjes, nga Xhenova mbërriti rezultati i testeve të kryera nga Asl 3 i kryeqendrës ligure: fatkeqësisht asnjë e re, vetëm konfirmimi i asaj që ishte zbuluar të hënën. Njëkohësisht të gjithë të teseruarit e Genoa, që kishin rezultuar negativë, i janë nënshtruar kontrolleve të reja, rezultati i të cilit nuk është bërë i ditur. Zgjati deri pasdite pritja në lidhje me kontrollet e lojtarëve të Napolit, por që ishin të nevojshëm e "delikatë" pas ndeshjes së të dielës pikërisht kundër Genoa. Klubi i kaltër mund të marrë frymë për momentin, sepse të gjithë tamponet kanë rezultuar negativë. Futbollistët e Gattusos kanë marrë lajmin ndërsa ishin në fushë duke u stërvitur. Që nesër, sipas protokollit e duke patur parasysh koha mesatare e inkubacionit të virusit, grupi i squadrës do ti nënshtrohet testeve të reja. Më pas do të ketë edhe një valë të tretë tamp[onesh të shtunën, në vigjilje të sfidës me Juventus. NAPOLI: "TAMPONET TË GJITHË NEGATIVË"

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI