Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Fshehu bonuse e prona, nuk pagoi taksa: Tatimet në Spanjë i kërkojnë Neymar 34,6 milionë euro

Lapsi.al 30 September 2020
Fshehu bonuse e prona, nuk pagoi taksa: Tatimet në Spanjë i

Tatimet spanjolle nuk e harrojnë Neymar, edhe pse është viti i tretë që është larguar nga Spanja. Sipas Agjensisë së Hyrjeve, kampioni brazilian është në borxh me shtetin prej gati 34,6 milionë euro. Specifikisht, shuma që lojtari duhet të derdhë në arkat e "Hacienda" lidhet me deklaratat e të ardhurave gjatë 4 sezoneve të kaluara tek Barcellona. Mes shmangjeve është edhe mungesa e pagesës së taksave mbi një bonus që mori nga blaugranat në 2017, që do të thotë pak para transferimit të tij tek PSG.

Nuk është hera e parë që emri i Neymar lidhet me cështjet ekonomike. Që në 2013, ku kaloi tek Barcelona, disa detaje pak të qarta në tratativën me Santos përfunduan në regjistrat e gjykatave spanjolle e braziliane. Cështja u mbyll me sekuestrimin e 36 pronave të vlerësuara për 16 milionë euro për parregullsi fiskale.

Lista e të parregullve stiluar nga Tatimet iberike fusin në telashe edhe disa klube profesioniste si Real Murcia, debiti i të cilit shkon në 10,7 milionë, e Hercules të Alicante me 3,7. Në listën e zezë është edhe një klub basketbolli, Club Basquet Girona, që duhet të derdhë një shifër mbi 10 milionë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI