Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Kjo skuadër më zbavit": Conte i kënaqur, por ka pësuar më shumë se gjithë pretendentët

Lapsi.al 1 October 2020
"Kjo skuadër më zbavit": Conte i kënaqur, por ka

Antonio Conte përkëdhel lojtarët e tij pas fitores 5-2 ndaj Beneventos e nuk i fsheh ambicjet e Interit të tij: "Kënaqësia më e madhe është ajo të shohësh se duke ndryshuar interpretuesit nuk ndryshon idea e lojës - ka thënë tekniku zikaltër - Luajmë, krijojmë shumë... Ndonjëherë pësojmë gol, duhet të punojmë mbi ekuilibrin, por unë po zbavitem kur shoh të luajë kjo skuadër. Na shohin për favoritë? Duhet të jemi të kënaqur e entuziastë për këtë. Do të thotë se ka respekt për mua, për Inter e për punën tonë" ka thënë tekniku, që në anën tjetër duhet të bëjë llogaritë me mbrojtjen e tij që ka pësuar më shumë se gjithë të renditurit në gjysmën e parë të klasifikimit.

Conte e ka të rëndësishme të përmendë sforcot për të kthyer skuadrën në majë pas vitesh anonimati: "Vitin e kaluar ishim surpriza e këto vlerësime na mbushin me kënaqësi. Nëse na shohin si favoritë shumë mirë. Për shumë vite Inter është konsideruar një outsider, tani ka fituar besueshmëri e na shohin me tjetër sy. Natyrisht kjo do të thotë edhe se do të jetë më e vështirë, sepse kundërshtarët do të na sfidojnë me tjetër vendosmëri".

Në fund edhe një batutë mbi kundërshtarët për titull, duke qenë se Juventus e Napoli do të përballen në fundjavë: "Do ta shijoj në televizor. Për Juven mos flasim fare, por do bëj kujdes të vecantë për Napolin. Shumë e nënvleftësojnë, por është një skuadër e madhe. Do ta shihni se me organikën e teknikun që ka do tia bëjë jetën të vështirë të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI