Flash

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit erdhi pasi Kosova dhe Serbia kërkuan ndihmë nga SHBA

Lapsi.al 29 September 2020
Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit erdhi pasi Kosova dhe Serbia

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, deklaroi se marrëveshja e 4 shtatorit erdhi pasi që “kështu dëshironin kosovarët dhe serbët”. Duke folur për PSCP.tv, ish-ambasadori amerikan tha se kjo marrëveshje është bërë për të krijuar vende pune.

“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se ‘mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama-Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi. Kjo është një nga ato situatat kur funksionon nëse dikush i jashtëm që mendon ndryshe ndërhynë. Ky është Trump në këtë rast, një i jashtëm që ndërhynë dhe thotë se kjo nuk ka kuptim. Ishim duke negociuar për disa gjëra. Tradicionalistët, ekspertë e Ballkanit në Departamentin e Shtetit thanë se duhet folur për problemet politike. Ne e kemi bërë atë për 22 vjet dhe asgjë nuk është bërë. Trump tha të hyjmë e të flasim për ekonominë dhe të shohim nëse funksionon”, tha Grenell.

Ai pohoi se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim ekonomik do të krijojë vende të reja pune. Grenell gjithashtu foli edhe për fizibilitetin që SHBA do t’i bëjë Liqenit të Ujmanit përmes inxhinierëve, si pjesë e marrëveshjes në Uashington. “Menjëherë të dyja palët thanë se mund të shkojmë me këtë. Ia nisi si shaka dhe doli të ishte një formë e zgjidhjes”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI