Flash

Grip, e ftohur apo covid/ Si ta bëjmë tani dallimin

Lapsi.al 28 September 2020
Grip, e ftohur apo covid/ Si ta bëjmë tani dallimin

Me dimrin që po afron, vendet po hyjnë në sezonin tradicional të të ftohtit dhe gripit, me komplikime shtesë këtë vit pasi simptomat e të dyja sëmundjeve mund të jenë të ngjashme me ato që përjetohen nga njerëzit e prekur nga koronavirusi dhe mund të rrezikojnë ta shpërndajnë atë.

Në Britaninë e Madhe, shërbimi kombëtar i kujdesit shëndetësor, NHS, ka prezantuar një guidë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë dallimin mes tre sëmundjeve. Ekspertët e shëndetësisë thonë se shpresojnë që ajo të qartësojë njerëzit nëse duhet të sillen njësoj si në vitet e mëparshme, apo të vetëizolohen dhe të kërkojnë një test koronavirusi.

Simptoma më e zakonshme e koronavirusit, është temperatura, 37.8, një kollë e thatë e vazhdueshme dhe humbje e ndjesisë së shijes apo nuhatjes.

Pacientët mund të ndjejnë ndonjëherë lodhje, dhimbje, fyt të thatë, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje. Diarrea dhe hundët që rrjedhin janë të rralla.

Tek e ftohura, simptoma më e zakontë është teshtima, dhimbjet, hundët që kullojnë dhe fyti i irrituar. Mund të ketë edhe kollë, ndonjëherë këputje dhe është e rrallë të kesh temperaturë dhe dhimbje koke. E ftohura nuk shkakton diarre.

Ndërsa gripi konsiston kryesisht në temperaturë, këputje, kollë dhe dhimbje, përfshirë atë të kokës. Pacientët mund të kenë hundë që rrjedhin ose të zëna dhe fyt të irrituar. Diarrea ndeshet ndonjëherë tek fëmijët. Nuk ka teshtima apo vështirësi frymëmarrje me gripin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI