Flash

Pronat e Gardës së Republikës tek liqeni i kalojnë Bashkise Tiranë

Lapsi.al 28 September 2020
Pronat e Gardës së Republikës tek liqeni i kalojnë Bashkise

Një sipërfaqe toke në pronësi të gardës së Republikës i ka kaluar tashmë në administrim ndërmarrjes industriale nr.1 Tiranë. Me vendim qeverie i botuar në fletoren zyrtare, e që mban firmën e zv kryeministrit Erion Braçe kjo sipërfaqe toke tashmë kalon në pronësinë e bashkisë Tiranë në funksion të zbatimit të projekteve të mëtejshme.

Në vendimin e firmosur nga Braçe thuhet se: Shkëmbimin e pronës me sipërfaqe 1 470(një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2, pjesë e pasurisë shtetërore nr.4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në zonën kadastrale 8270, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1 Tiranë, në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomisë, me pronat nr.2/353, 2/534, 2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall”1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në zonën kadastrale 8280 Tiranë, sipas raportit të vlerësimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Shkëmbimi i këtyre pronave të kryhet pashpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.

3.Shkëmbimi të realizohet nëpërmjet kontratës së shkembimit.

4.Pas shkëmbimit, pronat nr.2/353, 2/534,2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall” 1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në zonën kadastrale 8280, të përdoren nga Bashkia Tiranë, në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës.

Të këshilluara

Andi Bejtja ironizon keq "NDERIN" e Yuri Kim

Sot Ambasadorja Juri Kim, duke folur per respektimin e mareveshjes se 5 qershorit, midis te tjerave e e tiketoi ate si “ceshtje nderi”, duke nenvizuar ne menyre...

17:22

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI