Flash

Demokratët e Beratit skualifikojnë ish-deputetin nga gara

Lapsi.al 28 September 2020
Demokratët e Beratit skualifikojnë ish-deputetin nga gara

Demokratët e Qarkut të Beratit votuan sot për kandidatët, që kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, kishte një numër të larte kandidatësh potencialë për deputetë. Nga 26 prej tyre, anëtarësia votoi 24. Dega e PD në Berat e vlerësoi procesin si model.

Bie në sy skualifikimi i ish-deputetit Astrit Veliaj në Berat dhe Anila Koronit në Poliçan.

“Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do t’i sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020” - thuhet në deklaratën e degës PD Berat.

Më poshtë, lista e kandidatëve të konsultuar nga anëtarësia.

Dega Berat

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4. DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

1.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)

2.PELLUMB NAKO (POLIÇAN

3.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)

4.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

1.BUJAR HOXHAJ

2.FERDI BRAHUSHI

3.LEDIAN DAJA

4.LILJANA BICA

5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA

2.DITAR QEVANI

3.FADIL MARA

4.MYSLIM HAXHI

5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. deri tsni votimet janë kryer në 4 qarqe, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Berat, me një pkesëmarrjentë lartë të anëtarësisë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI