Flash

Flet Berisha: E vërteta e dëshmisë sime për vrasjen e Azem Hajdarit

Lapsi.al 28 September 2020
Flet Berisha: E vërteta e dëshmisë sime për vrasjen e Azem

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për vrasjen e Azem Hajdarit. Në një intervistë në “Opinion” Berisha tha se kurrë nuk kishte marrë një thirrje për të dëshmuar për këtë çështje.

"Akti politik kriminal më i rëndë në historinë kombëtare duke pasur parasysh faktin që Hajdari i priu atij revolucioni që ndau epokat dhe solli pluralizmin në Shqipëri.

Nuk jam thirrur asnjëherë, asnjëherë kurrë në jetën time as në gjykatë dhe as në prokurori. Unë në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë fletëthirrje. Nuk ka një organ apo media që të ketë botuar apo të vërtetojë kundër kësaj që them unë.

Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk më thërrisnin dot. E para unë do t’ju bëja pretencën politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Çfarë të thoja unë duhej të verifikohej. Vetëm në 12 orë unë kam dhënë 3 konferenca shtypi.

Banda e Haklajve ishte një bandë shtetërore me paleta. Banda ishin edhe Zani Çaushi e Gjolekë Malaj, por ata nuk u bënë shefa komisariati. E vrau shteti Azem Hajdarin. Vrasësit e tij kanë pritur në aeroport Fatos Nanon atë ditë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI