Flash

Aksidentoi për vdekje maminë, djali i biznesmenit nga Saranda arratiset nga spitali, policia e shpall në kërkim

Lapsi.al 28 September 2020
Aksidentoi për vdekje maminë, djali i biznesmenit nga Saranda

Kosta Kacani, 24-vjeç, është shpallur në kërkim. Ai drejtonte mjetin e llojit “BMW”, me targa angleze që u përplas me autoambulancën para një jave në Sarandë dhe është djali i një biznesmeni në Sarandë. Mësohet se sot, pasi infermierja Adelina Rizvani, e cila mbeti e plagpsur rëndë në aksident, ka ndërruar jetë, Kacani është larguar nga spitali, ndërkohë Policia e Sarandës e ka shpallur në kërkim.

Shoferi i ambulancës Aleks Kajo ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”. Ai është në spital pasi mori dëmtime nga aksidenti automobilistik, por akuzohet se u fut kundravajtje, duke shkaktuar aksidenti me vdekjen e infermieres.

Si ndodhi ngjarja

Adelin Rizvani ishte thirrur për të pritur një lindje në orën 02.00 të mëngjesit dhe rreth orës 04.00 ka kërkuar nga shoferi i ambulancës, Aleko Kajo 54-vjeç, ta transportonte drejt banesës. Shoferi i ambulancës është futur kundravajtje në rrugë për të dalë në kryqëzimin kryesor ku është përplasur me mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Kosta Kaca, djali i një biznesmeni në Sarandë.

Ndërkohë Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Kosta Kaca. Ai është larguar nga spitali në Tirane ku kishte shkuar për t’u mjekuar pas aksidentit me ambulancën e Sarandës. Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”, por ndodhet aktualisht në spital në mbikëqyrje policore. Kaca mësohet se ka përfituar nga fakti që fillimisht u ndoq në gjendje të lirë dhe u arratis nga spitali.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI