Flash

A do të dëshmojë tani Berisha për vrasjen e Hajdarit: E kam kryer detyrën time

Lapsi.al 28 September 2020
A do të dëshmojë tani Berisha për vrasjen e Hajdarit: E kam

Në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, prokuroria e Tiranës kërkoi të thirret si dëshmitar edhe Sali Berishën, por mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri pasi tha se nuk kishte marrë asnjë thirrje, la të kuptohet se edhe nëse do të marrë nuk do të paraqitet, pasi procesin e cilëson politik dhe akuzon Edi Ramën.

“Unë e kam kryer detyrën time. Kam dhënë një dëshmi, e cila është shteruese, jo dëshmi, deklaratë, për ato që unë kam ditur. Ky është një proces i dytë politik. Vazhdon, Edi Rama hakmerret për Kristaq Ramën, Nexhmije Hoxhën, dhe për veten e tij, që shkoi në bunker në 20 shkurt.

Hapet procesi vetëm për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave, Jaho Salihi dhe pjesëmarrësin në këtë vrasje Izet Haxhinë. Qëllimi i Ramës është të realizojë atë skenar që realizoi me Dritan Dajtin. Rama ka marrë përsipër të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin.

Ai kreu krim në emër të baballarëve të tij. Nuk e fal dot ai, natën e bunkerit ku u dertua të ikë nga Tirana më ngashërime. Të hapësh një proces që ka kaluar të gjitha shkallët, përfshirë edhe Kushtetuesen, na materie edhe Strasburgun. Tani këtë mund ta bëjë vetëm ai që ka të gjithë fuqinë ekzekutive”.

Por a e konsideron, Sali Berisha të zbardhur vrasjen e Hajdarit? “Si ekzekutorë janë të gjithë të dënuar. Nuk di të ketë qenë njeri tjetër. Porositësi është shteti, Fatos Klosi që ta thotë vetë, që unë e paralajmërova” - tha ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI