Flash

Berisha: Fjalët që i thashë Azemit para vrasjes dhe kush e nxori nga selia PD

Lapsi.al 28 September 2020
Berisha: Fjalët që i thashë Azemit para vrasjes dhe kush e nxori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit në emisionin “Opinion”. Berisha i mëshoi faktit se ai u vra me urdhër nga lart dhe se Haklajt ishin zbatues të urdhrit.

“Ne e kemi ndjekur grupin dhe nga Kamza në Tropojë nuk kishte asnjë postbllok policie të ndalte vrasësit. Madje i kanë nderuar. Atë e vrau shteti. Edhe Fatos Klosi kishte dijeni dhe ishte një nga organizatorët. Janë përpjekur ta trajtojnë si një sherrnajë, por në fakt familja e tij në këto vite ajo nuk ka pasur asnjë konflikt me Haklajt.

A më kishte thënë? Sigurisht. Shteti donte ta vriste nëpërmjet këtyre. S’kishte asnjë sherr me këta. Ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba të cilët erdhën nga dega e brendshme. Ai shpëtoi dhe Bardhyl Pollo u plagos.

Unë i kam thënë: "Azem. Këta janë në zbatim të një porosie. Mirë është që të zhdukesh 6 muaj diku meqë me rregullin e vjetër ka 2 mënyra. O të fshihesh o të qëndrosh dhe tu biesh". Kjo e dyta nuk ishte rruga jonë. Ata i kishin dalë edhe afër shtëpisë. Ata ishin shteti” – tha Berisha.

“Në pritë e nxori Fatos Klosi. Një person, militant i Partisë Demokratike më erdhi në zyrë dhe më tha “unë e vrava Azemin”. I thashë s’ka mundësi. Më tha se e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë që ishte një makinë para PD dhe që duhet të dilte Azemi.

Ai mund të nxirrte badiguardët dhe ishte një pakujdesi. Ishte një vlerësim i gabuar i situatës që doli jashtë. A kishte bashkëpunim nga brenda PD? Absolutisht jo. Nuk besoj që e nxorën nga selia të afërm të Azemit. Telefonin ia morën vrasësit” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI