Flash

VIDEO/ Trump nxjerr prapaskenat: Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 27 September 2020
VIDEO/ Trump nxjerr prapaskenat: Hoti dhe Vuçiç u përqafuan
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndërmjetës në marrëveshjen Kosovë-Serbi u shpreh se udhëheqësit e dy vendeve, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit. “Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni?”. Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, - rrëfeu Trump. “Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” - tha Trump. Marrëveshjen Kosovë – Serbi, Trump po e përmend në të gjitha takimet elektorale. Pak ditë më parë tha se kishte “ndaluar vrasjet masive mes dy vendeve”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI