Flash

SPAK hetim bandës së re në Lushnje/ Kreu disa vrasje në qytet si hakmarrje ndaj njerëzve të Aldo Bares

Lapsi.al 26 September 2020
SPAK hetim bandës së re në Lushnje/ Kreu disa vrasje në

Llogaritë e pambyllura të bandave të vjetra kriminale në qytetin e Lushnjës janë motivi se përse vazhdimisht prodhohen krime të reja ne këtë qytet, sikurse edhe vrasja e dyfishte e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Ky është përfundimi i prokurorisë SPAK që doli në konkluzionin se përplasjet mes zgjatimeve të bandës së Aldo Bares dhe trashgimtarëve të anëtarëve dikur në krahun e Artur Daja vazhdojnë ende, herë me viktima e herë me atentate të dështuara.

Laert Haxhiu i shumë kërkuar, dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Baren, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut. Shënjestrës së Laert Haxhiut sipas burimeve të SPAk ju bë atentat nga ky ai mbeti i plagosur.

Akuza që do t’i adresohet të shumë kërkuarit është ajo e krijimit të grupit, që në nisje të veprimtarisë vrau shokun e Aldo Bares i njohur si Iriqi.

Por meqënëse Haxhiu e ka shlyer dënimin ndonëse të diskutueshëm për ketë krim, për Jurgen Hoxhen dhe Zamir Latifin ai do të përgjigjet para gjykatës së posaçme me seli në Tiranë.

Së bashku me të sipas burimeve të Top Channel do të përfundojnë nën akuzë edhe Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili të zbuluar dhe të arrestuar gjatë pandemisë.

Njëra nga akuzat ndaj tre të rinjve nga Lushnja është vrasje e mbetur në tentative në kuadër të organizatës kriminale, ndërsa e dyta vrasje në rrethanë cilësuese. /Top Channel

Të këshilluara

108 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave dhe të të infektuarve. Dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 108 raste ...

16:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI