Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Pa banesë nga tërmeti/ Familja Shota: Për ne s’ka natë, jetojmë mes shiut në çadër (VIDEO)

Lapsi.al 26 September 2020
Pa banesë nga tërmeti/ Familja Shota: Për ne s’ka

Familja Shota në fshatin Bilaj, komuna Bubq në Krujë prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesën ua shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e djeshme anëtarët e familjes Shota e kaluan mes shiut dhe çadrës, teksa gjumë për ta nuk kishte.

Kryefamiljari Andon Shota tregon se uji i futet 1 metër brenda në shtëpinë e dëmtuar, por ai refuzon të ikë nga toka e tij. Për të bonusi i qirasë nuk vlen pasi ai nëse ikën nga toka s’ka as pension, por s’ka as me se të jetojë pasi duhet të lërë bagëtitë.

Ndërkohë gruaja e tij ka një mesazh të qartë për Ministrin e Rindërtimit, Ahmetajn që të mos merret me llafe të kota, por të ndihmojë pasi njerëzit nuk janë lopë apo bagëti.

DENONCIMI I FAMILJES SHOTA

Andon Shota: Jam Andon Shota nga fshati Bilaj, komuna Bubq. Jetoj në cadër në shi, bile të thuash edhe jashtë krejt. Jashtë. Shifi thaset këtu. Unë i kam vënë që të mos me hyje uji brenda. Ministri mos të merret me fjalë të kota. Ke kjo shtëpi, jane barake, uji futet 1 metër brenda në shtëpi brenda.

Dave Shota:  O zonjë unë nuk iki prej këtu. Unë këtu kam tokën,  Kam gjënë e gjallë, ne me këto jetojmë, s’kemi as pension asgjë në botë

Orjola Pampuri: Si e kaluat natën mbrëmë?

Andon Shota: Natë s’ka.

Dave Shota : Sytë gjithë natën hap, gjithë natën zgjuar.

Andon Shota: Zgjuar!

Dave Shota: Gjithë natën kena ndejt zgjuar. 10 muaj sot. A jemi 26 sot? 10 muaj sot që jam brenda. Edhe lopën me e mbajt tash kishte cofë. Edhe lopën jam mundu me izolu nuk ëëë… s’ka asnjë shpresë.

Andon Shota: Unë nuk shkoj as në Bubq as në Fushë Krujë.

Oriola Pampuri : Domethënë bonusi i qerasë që ju kanë ofruar për ju nuk vlen spese ju nuk keni se si shpërnguleni nga këtu atje?

Andon Shota: Jo nuk mund të më vlejë. Për mua ai nuk vlen….

Oriola Pampuri: Sepse ju nuk keni si të shpërnguleni nga këtu  atje.

Andon Shota:  Jo, nuk mund të shkoj! Për mua nuk del!

Oriola Pampuri: Se nuk keni me cfarë të jetoni po të shërnguleni. Ju këtu keni bagëtinë, keni  tokën, keni gjithçka.

Andon Shota: Jo, nuk ikim ne, asnjëherë në botë jo.

Dave Shota: I drejtohem direkt Ministrit të Rindërtimit. Mos u merr me fjalë të kota, mos u merr me parti, se populli nuk ka parti, se populli është rob, nuk është tas. Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. A kupton ai ministër kush jemi ne? Kush është ai ministri, Arben Ahmetaj? Të vijë e të më ndihmojë të bëj shtëpinë në oborrin tim, se s’kam për të shkuar në Bubq unë. Ne na ka bllokuar çadra komplet, komplet, komplet. Jemi… nuk .. në mëshirë të Zotit edhe të Allahut lart.

Të këshilluara

108 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave dhe të të infektuarve. Dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 108 raste ...

16:51

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI