Flash

Lehtësohen masat, nga 1 tetori hapen kafet, restorantet dhe pishinat në ambientet e brendshme

Lapsi.al 27 September 2020
Lehtësohen masat, nga 1 tetori hapen kafet, restorantet dhe pishinat

Më 1 tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se respektimi i masave anti-Covid mbetet një kusht i domosdoshëm për rinisjen e punës për këto biznese.

Nga ana tjetër ajo theksoi se do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot. Ministrja u shpreh se zbatimi i masave për parandalimin e koronavirusit do të inspektohet nga policia, e cila në rast të shkeljes së protokolleve do të ndërmarrë masa ndëshkuese.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI