Flash

OBSH: Duket e papërfytyrueshme, por priten 2 milionë viktima nga COVID

Lapsi.al 27 September 2020
OBSH: Duket e papërfytyrueshme, por priten 2 milionë viktima nga COVID

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës. Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një milionësh tjetër.

Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por "jo i pamundur”, deklaroi Michael Ryan, Drejtor i Ndihmës së Emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa." Sipas Ryan një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2. Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina, shkruan Deutsche Welle.

Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë", tha Ryan.

Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme. Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins. Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani. Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane.

Të këshilluara

108 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave dhe të të infektuarve. Dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 108 raste ...

16:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI