Flash

Probleme nga moti i keq, pa energji disa zona në Elbasan e Librazhd

Lapsi.al 26 September 2020
Probleme nga moti i keq, pa energji disa zona në Elbasan e Librazhd

Reshjet e dendura të shoqëruara hera-herës edhe me erë të fortë të cilat kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme serioze deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aktualisht sipas burimeve zyrtare nga Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit në të shtatë bashkitë nuk ka pasur raste të bllokimit të rrugëve automobilistike dhe përmbytje.

Vështirësi dhe rrezik për përdoruesit e rrugës ka pasur dhe ka si zakonisht në kohë me reshje në dy segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Përrenjas, përkatësisht në “Kthesat e Murrashit ” dhe “Kthesat e Dragostunjës” ku ka rënie të gurëve nga shpatet e kodrave.

Gjithsesi deri tani firma që mirëmban këto akse po punon për largimin nga traseja e rrugës të masive me dhera e gurë që rrokullisen nga lartësitë të favorizuara nga reshjet e dendura.

Ndërkaq moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike e cila prej mesnatës është ndërprerë në disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.

Sipas OSHEE po punohet pa ndërprerje për riparimin e defekteve dhe rikthimin e shpejtë të energjisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI