Flash

Berisha: Rama u bë synet në Topkapi dhe mashtroi grekët për detin

Lapsi.al 25 September 2020
Berisha: Rama u bë synet në Topkapi dhe mashtroi grekët për

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin "Zonë e Lirë" se qeveria shqiptare është treguar jo-serioze në negociatat me Greqinë për çështjen e kufirit detar. Sipas Berishës, Rama negocioi 2 vjet me grekët dhe në fund u tha se duhet të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Kam firmosur një marrëveshje me Greqinë, i kam qëndruar dhe i qëndroj asaj. Sot lexova Micotaqis që ka folur për t’ju drejtuar gjykatës. S’ka diskutim që Turqia është kundër. Bakojanis ia tha në sy Ramës. Unë e kam thënë që në fillim këtë. Po të isha kryeministër çështja e detit nuk do të ekzistonte. 2 qeveri njëra pas tjetrës në Greqi pranuan të shkojnë në gjykatë dhe pastaj erdhi Edi Rama në pushtet dhe nuk donte të shkonte në gjykatë.

Gjykata diktonte metodën e marrëveshjes. Një gjë e paprecedentë. Unë jam dhe kam qenë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka qenë një vendim i diktuar. Rama erdhi te Gjykata Ndërkombëtare pasi negocioi 2 vjet me Greqinë. Ditmir Bushati dhe Kocias kanë negociuar një marrëveshje të re. Në mënyrë jo serioze pasi negociuan 2 vjet i thanë palës greke se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pala greke u tha që jeni jo seriozë dhe më pas Kocias nxori tezën e 12 miljeve. Në atë kohë Greqia qëndronte në 6 milje.

Rama u bë synet politikisht në Topkapi (pallatin e Sulltanit në Stamboll). Të bëhesh vasal i politikave otomane është cenim i interesave kombëtare” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI