Flash

Dialogu Kosovë-Seri, Lajçak njofton shtyrjen e takimit të së hënës për shkak të Covid

Lapsi.al 25 September 2020
Dialogu Kosovë-Seri, Lajçak njofton shtyrjen e takimit të

Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, i paraparë të zhvillohet të hënën në Bruksel, është shtyrë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter.

Një ditë më herët, Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.

Lajçak nuk dha detaje se për sa kohë është shtyrë takimi i radhës.

Disa shtete të Evropës, përfshirë Belgjikën, janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Procesi është zhvilluar gjatë gjithë kohës me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së.

Këtë muaj në Uashington, dy palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Rel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI