Flash

Gjata i përgjigjet Spiropalit: Rama e ka minuar Këshillin Politik, që nga dita e parë e punës

Lapsi.al 25 September 2020
Gjata i përgjigjet Spiropalit: Rama e ka minuar Këshillin Politik,

Pas një deklarate mbrëmjen e shkuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se Edi Rama kurrë nuk e ka dashur reformën zgjedhore. Sipas tij, Elisa Spiropali vetëm sa zbuloi talljen mbrëmjen e shkuar të Ramës me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën zgjedhore. Me deklaratën se “Këshilli Politik e ka kryer funksionin”, zëdhënësja e tij, Elisa Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Partnerët na kërkojnë të punojmë bashkë në Këshillin Politik për të siguruar një garë të ndershme zgjedhore, Edi Rama, përmes Elisa Spiropalit, flet për të kundërtën.

Kryeministri në ikje, i cili u detyrua të ulej me opozitën nën presionin ndërkombëtar, e ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës. Si një politikan që nuk u qëndron marrëveshjeve, Edi Rama po tenton të marrë zvarrë dhe të mashtrojë sërish shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk kanë për të ndryshuar vullnetin për ndryshim të shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI