Flash

Yuri Kim sërish në jug, ambasadorja e SHBA-së viziton Gjirokastrën

Lapsi.al 25 September 2020
Yuri Kim sërish në jug, ambasadorja e SHBA-së viziton

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Gjirokastër në vizitën e saj të parë si  kryediplomate e SHBA-së në Tiranë. Gjatë paradites ajo është pritur nga kryebashkiaku Flamur Golemi, me të cilin shëtiti në zonën muzeale, si dhe drekuan së bashku në një prej restoranteve të qytetit. Edhe sonte ajo do të qëndrojë në Gjirokastër, ku pritet t'i bashkohet gjithashtu ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ditë më parë Yuri Kim ishte në Sarandë ku mori pjesë në aksionin për pastrimin e detit nga gomat bashkë me disa aktivistë të shoqërisë civile. Diplomatja e re në Tiranë duket se po ndërton një profil disi më ndryshe nga paraardhësit e saj duke lëvizur më shpesh jashtë Tiranës e duke shkuar pothuajse në cdo qytet të vendit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI