Flash

I arrestuar për dhunë në familje, si tentoi të arratisej nga drejtoria e Tiranës 28-vjeçari (Detaje nga ngjarja)

Lapsi.al 25 September 2020
I arrestuar për dhunë në familje, si tentoi të arratisej nga

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me të riun 28-vjeçar që u vu sot në pranga, pasi tentoi t’ia mbathte nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës. Mësohet se i riu me inicialet K.P., banues në Tiranë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Në momentin që efektivi e ka futur në katin e parë të institucionit, i riu e ka goditur dhe ka dalë nga rrethimi i godinës. Por, arratia nuk zgjati shumë ,pas pak metra më tutje, efektivë të tjerë e kanë kapur, për ta rikthyer në Drejtorinë e Policisë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërim për dhunë në familje pasi e kishte denoncuar i ati, por tashmë do të akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë Tiranë.

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”. Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI