Flash

Tjetër padi ndaj Shqipërisë në arbitrazh, kompania kërkon 100 milionë euro

Lapsi.al 25 September 2020
Tjetër padi ndaj Shqipërisë në arbitrazh, kompania

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

Çështja kundër Shqipërisë është regjistrua në 23 shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington.

Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri Durres Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani – të cilat janë investitorët në koncesionin e terminalit të kontejnerëve.

Sipas një artikulli në Global Arbitration Review – një revistë e specializuar për çështjet e arbitrazhit, Kurum dhe investitorët e tjerë kërkojnë një dëmshpërblim nga shteti shqiptar të barabartë me 100 milionë euro.

Anulimi i kontratës së koncesioni është ekzekutuar disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore për prishjen e kontratës së partneritet publik private midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. /BIRN

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI