Flash

Moti i keq, kapiteneria e portit ndalon lundrimin ne Durrës

Lapsi.al 26 September 2020
Moti i keq, kapiteneria e portit ndalon lundrimin ne Durrës

Moti i keq me reshje dhe erëra të forta ka bërë që Kapiteneria e Portit Durrës të marrë masa të menjëhershme dhe të pezullojë lëvizjen e anijeve. Nga mesnata bregdeti i Durrësit është përfshirë nga erëra të forta, ndërsa kapiteneria ka dhënë urdhrin që anijet të qëndrojnë në vendstrehime.

‘Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erërave te forta me drejtim jug në datën 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s ?.Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

?Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njoftoi Kapiteneria.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI