Flash

Flet vëllai i të ekzekutuarit nga RENEA në Elbasan: Lefteri kaloi 1997-ën dhe s’pati probleme

Lapsi.al 26 September 2020
Flet vëllai i të ekzekutuarit nga RENEA në Elbasan: Lefteri kaloi

Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidru, teksa qëndronte dje në pritje për të marrë trupin e pajetë të të vëllait nga morgu i Elbasanit, është shprehur se vëllain e ka njohur si njeri të qetë dhe nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me armët.

Madje, sipas tij, ai nuk ka pasur probleme as në vitin 1997, pavarësisht trazirave të kohës.

Thanasi rrëfeu për “Abc News” se Lefter Zhidru ishte martuar tri herë dhe kishte 5 fëmijë.

Gruaja e parë, me të cilën kishte pasur një djalë, i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje.

Ishte martuar për herë të dytë duke pasur tre djem dhe së fundmi, në martesën e tretë kishte pasur një vajzë 14- vjeçare.

“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këto gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare, asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem”, është shprehur ai.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë.

Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur.

Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigmë. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI