Flash

Shqipëria e 4-ta në botë për azilantët/ Meta shpreh revoltë, tregon 'hapin e parë drejt rikthimit në drejtimin e duhur'

Lapsi.al 23 September 2020
Shqipëria e 4-ta në botë për azilantët/ Meta shpreh

Ilir Meta deklaroi se Shqipëria nuk e meriton të renditet mes vendeve të zhytura në luftë sa i përket aplikimeve për azil.

ka publikuar një foto ku dallohet një raport për periudhën 2010-2019 ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil.

Meta thotë se nuk e meriton të renditet mes Sirisë, Afgantistanit, Irakut dhe Iranit teksa kërkon që mos vijohet me drejtimin e gabuar.

Si hap të parë për një rikthim në drejtimin e duhur, Meta kërkon të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 5 qershorit si dhe të hapen listat 100%.

STATUSI NGA ILIR META 

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48