Flash

Vaksinimi i plotë kundër koronavirusit nuk do të ndodhë deri në vitin 2024

Lapsi.al 23 September 2020
Vaksinimi i plotë kundër koronavirusit nuk do të ndodhë deri

Instituti Serumit të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, thotë se do të duhet kohë deri në vitin 2024 që e gjithë bota të vaksinohet kundër coronavirusit.

“Realisht për të gjithë botën, për të gjithë në këtë planet – ose të paktën 90 për qind – për ta marrë atë, do të duhet kohë të paktën deri në vitit 2024” tha për CNN-in, Adar Poonawalla, CEO dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Serumit të Indisë.

Poonawalla tha se disa nga sfidat e marrjes së vaksinave nga pika e hulumtimit dhe miratimit deri tek dërgimi i tyre tek pacientët, përfshijnë rritjen e prodhimit të vaksinave dhe mbledhjen e miliarda dollarëve për të financuar prokurimin e dozave të nevojshme.

Ai tha se administrimi i vaksinave në disa shtete dhe vende komplekse është gjithashtu një sfidë.

Instituti Serum i Indisë po punon me pesë krijues të vaksinave COVID-19 dhe po përgatitet të bëjë qindra miliona doza. Por edhe atëherë, furnizimi me vaksinë do të shkojë kaq larg në një periudhë të shkurtër.

Për shembull, India me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, do të duhet shumë kohë që të gjithë të vaksinohen kundër virusit.

Të këshilluara

Kurti: Grenell nuk është Amerika

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pyetur rreth akuzave që i janë bërë për anti-amerikanizëm duke iu referuar deklaratave të të dërguarit të p...

21:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI