Flash

6 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 23 September 2020
6 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa një prej tyre ishte shpallur në kërkim. Burime zyrtare bënë me dije se një prej të arrestuarve, shtetasi me inicialet A. M., 18 vjeç, u kap në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 ku u konstatua duke hedhur në tokë 13 doza me kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 59 vjeç, sepse dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit M. Xh., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën “Xhoxh W Bush”, në afërsi të ushtarit të panjohur, i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. K., 55 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

-G. I., 45 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l. Më datë 23.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. M., 22 vjeç, sepse në orën 00:40, pas Muzeut Kombëtar, së bashku me dy persona të tjerë , pas një konflikti të çastit, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Dibër, të cilit i kanë marrë edhe telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48