Flash

Plani “B” i Bashës për koalicionet nëse Rama refuzon konsensusin

Lapsi.al 22 September 2020
Plani “B” i Bashës për koalicionet nëse Rama refuzon

Mbledhja e Këshillit Politik nuk prodhoi konsensus mes shumicës dhe opozitës për debatin lidhur me faktin se si vullneti i shqiptarëve do të përkthehet në mandate parlamentare, por edhe për mënyrën se si duhet të organizohen koalicionet para zgjedhjeve. PS i qëndron draftit që ka paraqitur, ndërsa PD-ja ka vendosur që të mos paraqesë asnjë draft, por të kërkojë asistencën e ODIHR-it, gjë që kundërshtohet nga socialistët që e shikojnë si lëvizje për të zvarritur procesin.

Përballë kësaj situate dhe faktit që Edi Rama nuk tërhiqet, opozita e bashkuar duket se po bën gati një plan B. Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët. Abc News që citon burime nga mbledhja raporton se opozita e bashkuar nuk do të heqë dorë nga insistimi për të kërkuar angazhimin e ndërkombëtarëve dhe se nuk do të paraqesë asnjë draft në Këshillin Politik për listat dhe koalicionet.

Por çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon? Sipas të njëjtit burim, nëse do të prishet marrëveshja e 5 Qershorit në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama, “keq do të shkojë për atë, se opozita do ta gjejë një mundësi. Ne i kemi gati variantet tona. Nëse vazhdon aventura do të ketë pasoja të rënda”.

Të këshilluara

Grabitet aktorja Arta Elezaj

Një grabitje e bujshme ndodhi mbrëmjen e së hënës në Prishtinë. Mediat e Kosovës shkruajnë se një person i armatosur ka hyrë në banesën e aktores Arta Elezaj. N...

20:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI