Flash

Akuzat për Gjovalin Lokën si bashkëpunëtor i Sigurimit/ Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin

Lapsi.al 1 September 2020
Akuzat për Gjovalin Lokën si bashkëpunëtor i Sigurimit/

I pyetur në Korçë për akuzat ndaj Gjovalin Lokës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Sandër Lleshaj u shpreh se mban përgjegjësi për emërimin, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.

Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, u shpreh Lleshaj.

Deklarata u bë në Korçë, ku ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.

Partia Demokratike akuzoi drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike  Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por Loka u konfirmua ne detyre sipas dokumentave te Autoriteti për Informimin për Dokumentet i Ish-Sigurimit të Shtetit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI