Flash

Ambasada e SHBA: Aida Hajnaj drejtuese e BKH-së, hap drejt drejtësisë që shqiptarët meritojnë

Lapsi.al 1 September 2020
Ambasada e SHBA: Aida Hajnaj drejtuese e BKH-së, hap drejt

Ambasada Amerikane me anë të një lajmërimi bën me dije Aida Hajnaj ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në njoftim, ambasada shprehet se ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Më tej, në njoftim theksohet se ambasada përgëzon Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

Më parë Hajnaj ka qenë zv/drejtore e përgjithshme e policisë.

foto galeri

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH.

Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI