Flash

Ndalohen kollitjet dhe teshtitjet/ Kush bën shaka me Covid, përjashtohet nga shkolla

Lapsi.al 31 August 2020
Ndalohen kollitjet dhe teshtitjet/ Kush bën shaka me Covid,

Fëmijët nuk mund të bëjnë në shkollë shaka me koronavirusin. Në të kundërt rrezikojnë pezullimin nga shkolla dhe dërgimin në shtëpi. “Daily Mail” shkruan se në Britaninë e Madhe u është dhënë një udhëzim i qartë prindërve se fëmijët që do të bëjnë shaka me simptomat e Covid do ta pësojnë rëndë. Kjo për shkak se shaka të tilla mund të shkaktojnë konfuzion te fëmijët e tjerë në kushtet kur nuk mund të ruhet distanca sociale.

“Sjelljet e mëposhtme mund të çojnë në përjashtim me afat të caktuar: kollitje, teshtitje të qëllimshme ose me qëllim të keq; komente ose deklarata me humor, të papërshtatshme në lidhje me koronavirusin; kontakt fizik i qëllimshëm me një person tjetër; dështimi i përsëritur për të ndjekur udhëzimet brenda një afati kohor" – thuhet në rregullore. Mësuesit do të paralajmërojnë fëmijët se mund të "përjashtohen" nëse "me dashje injoron ose refuzon të ndjekë udhëzimet në lidhje me rregullat e higjienës dhe distancës shoqërore". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI