Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Kosova dënon zyrtarisht djegien e flamurit grek në Prishtinë

Lapsi.al 28 August 2020
Kosova dënon zyrtarisht djegien e flamurit grek në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Diasporën në Kosovë dënoi djegien e flamurit të Greqisë nga disa tifozë në Prishtinë. Të enjten në mbrëmje tifozët e klubit të futbollit të Gjilanit, “Ultras Skifterat”, dogjën flamurin grek pas humbjës në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin nga Qipro, “Apoel”.

Ndaj këtij veprimi reagoi të premten ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duke e dënuar fuqishëm djegien e flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinës.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilit do shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, thuhet në komunikatë duke iu referuar ministres Meliza Haradinaj Stublla.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhej gjithashtu se“pret që organet e rendit të reagojnë shpejt dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike”.

Grupi i tifozëve “Ultras Skifterat” nga Gjilani bëri të ditur të premten nëpërmjet një reagimi të publikuar në Facebook se:“akti i grupit tonë erdhi si pasojë dhe përgjigje e veprimeve të tifozerisë qipriote të cilët vazhdimisht në ndeshjet e tyre paraqesin parulla kundër Kosovës dhe mesazhe prosllave në stadiumet e tyre! Të gjithë ata që na gjykuan për këtë akt le të kursehen për flamurin e rradhës!”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe klubi i futbollit Gjilani, i cili përmes një komunikate dënoi aktin e ndërmarrë nga një grup tifozësh.

“Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më popullor në botë, e aq më pak tek ne si komb që duhet të jemi shembull i mikpritjes e ekspeditave në vendin tonë”, thuhet në reagimin e klubit.

Të këshilluara

Korçë, arrestohet 'skifteri' i pikturave

Një 33-vjeçar u arrestua në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e një shtetasi në Korçë. Në kuadër të operacionit të koduar “Pikturat”, policia arrestoi shtetasi...

19:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI