Flash

FSHF bën plane për hapjen, por heshtja e Shtetit tregon se rinisja do të... shtyhet

Lapsi.al 25 May 2020
FSHF bën plane për hapjen, por heshtja e Shtetit tregon se rinisja do

Kampionatet kombëtare për grupmoshat U-15, U-17 dhe U-19 do të rifillojnë në datën 14 qershor. Ky është vendimi që FSHF arriti me drejtuesit e akademive të ndryshme të futbollit shqiptar duke miratuar propozimin e dytë për zhvillimin e 2 ndeshjeve të mbetura nga faza e dytë dhe pjesa tjetër me fazë eliminimi. Duket se futbolli po mendon për rifillimin, por në fakt gjërat nuk janë edhe kaq të sigurta. Superioria duhet të rifillonte në 3 qershor dhe dukej një datë kaq e sigurtë sa askush nuk kishte menduar që gjërat mund të shtyheshin. E në fakt, pikërisht drejt kësaj po shkohet, sepse nga data e menduar mungojnë vetëm 9 ditë dhe nga autoritetet shëndetësore nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Në FSHF, sipas asaj që filtron, nuk kanë një plan alternativ, edhe pse tani duhet të fillojnë të mendojnë për datën e re, që do të kërkojë gjithashtu kalendar të ri, sepse klubet nuk mund të lajmërohen tre katër ditë para ndeshjes, se kampionati do të rifillojë. Nuk është etike e as profesionale. Të gjithë ata që merren me këtë punë, kanë një program të ndërtuar, që duhet ridizenjuar nëse 3 qershori shtyhet. Por këtë nuk po e merr askush para sysh, nga shteti sidomos.

Federata pret përgjigjen dhe mendon hapjen e kampionateve të moshave: është e drejtë të mendojë kështu, por në anën tjetër koha po i shtrëngon drejt një shtyrje të Superiores, sepse ajo data 3 nuk duket më kaq e sigurtë...

KOMUNIKATA E FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e akademive dhe klubeve për kampionatin e moshave ku u diskutua mbi rifillimin e kampionateve kombëtarë U-15, U-17 dhe U-19, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.

Ky takim u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i cili prezantoi për drejtuesit e akademive dy projekt-kalendarët e hartuar nga Sektori i Garave dhe i informoi mbi përgjegjësitë e detyrat që kanë për zbatimin e protokollit mjekësor të hartuar nga FSHF. Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, në projekt-kalendarin e parë kishte parashikuar zhvillimin normal të kampionatit me 11 javë dhe fazën play-off, ndërsa në projekt-kalendarin e dytë parashikohej zhvillimi i dy ndeshjeve të mbetura nga faza e dytë dhe play-off. Pas diskutimeve klubet vendosën për projektin e dytë. Në takim mori pjesë dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu, i cili theksoi rëndësinë e rifillimit të futbollit të moshave, për të mos rrezikuar dëmtimin e karrierës së lojtarëve nga pauzat e gjata.

Kampionatet Kombëtare për U-15, U-17 dhe U-19 do të fillojnë në datë 14 Qershor 2020.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI