Flash

Basketbolli humb sfidën me Koronavirus: Eurolega e EuroCup mbyllen zyrtarisht

Lapsi.al 25 May 2020
Basketbolli humb sfidën me Koronavirus: Eurolega e EuroCup mbyllen
Basketbolli europian është ulur në gjunjë nga pandemia Koronavirus: sezoni 2019/20 i Eurolega e EuroCup, i ndaluar që nga 12 marsi, është deklaruar zyrtarisht i mbyllur pas asamblesë së sotme, në të cilën Jordi Bertomeu ka propozuar për 11 skuadrat e autorizuara (Real Madrid, Barcellona, Baskonia, Panathinaikos, Olympiakos, Fenerbahçe, Efes, CSKA, Maccabi, Armani Milano e Zalgiris Kaunas) të mbyllin përfundimisht lojërat. Sezoni është i përfunduar, në këtë pikë, sepse ka shumë cështje kritike që lidhen me 'Planin B' të propozuar, që parashikonte luajtjen e 54 ndeshjeve të mbetura të fazës së rregullt e atyre playoff (me tetë skuadra e me ndeshje teke) nga 4 në 26 korrik në një seli të vetme për tu zgjedhur mes Beogradit, Kaunas e Vilnius. Një vendim që pritej, sidomos pasi të shtunën shumë lojtarë kishin shprehur kundërshtimin e tyre total në lidhje me rifillimin e sezonit, në një conference call me Bartomeun, njeriun që prej 20 vjetësh është në komandë të kompeticioneve më të rëndësishme të basketbollit kontinental.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI