Flash

Video/ Leipzig rimerr vendin e tretë, duke shëtitur në Mainz: Werner jep spektakël

Lapsi.al 24 May 2020
Video/ Leipzig rimerr vendin e tretë, duke shëtitur në Mainz:

Në javën e 27 të Bundesligës, e dyta pas rifillimit të kampionatit gjerman, Red Bull Leipzig shëtit në fushën e Mainz: 5-0 për skuadrën e Nagelsmann, që kthehet e treta pas Bayern Mynih e Borussia Dortmund. I pandalshëm Werner, autor i një triplete, ndërsa kompletojnë shuplakën Poulsen e Sabitzer.

Në ndeshjen e vajtjes kishte përfunduar 8-0, e me një rezultat të tillë mund të pritej gjithnjë një reagim krenarie, për të kthyer faqe e për të treguar se ishte thjesht një ditë e keqe. Por Mainz rrëzohet përsëri keq përpara Leipzig, që kalon në renditje Borussia Mönchengladbach e Bayer Leverkusen. Dukej një ndeshje stërvitore dhe dyert e mbyllura në Opel Arena e rrisin ndjesinë, sidomos pas golit të parë të Timo Werner, që hapi goleadën në minutën e 11'.

Vendasit praktikisht e mbyllën aty ndeshjen e tyre. Leipzig bën cfarë të dojë në fushë, sidomos në të djathtë e në të 23' Sabitzer gjeti harkimin e duhur për golin e 2-0, realizuar nga kapiteni Poulsen, i ndihmuar edhe nga gabimi i portierit Müller. Kapitullimi është vetëm cështje kohe, sepse goli i tretë mund të shënohej edhe më parë se Sabitzer, të finalizonte në të 36' sugjerimin e Poulsen.

Nuk ka ndeshje, sepse me rifillimin e lojës (48') Leipzig i mjafton një trekëndësh për të shënuar të katërtin: Kampl shërben për Werner që shënoi me portën e boshatisur, duke u kujtuar vetëm në fund të mbante distancën sociale nga shoku që i dhuroi asist. Distancat i mbajtën e shumë madje mbrojtësit e Mainz, në mëshirë të plotë të kundërshtarëve, të pandihmuar edhe nga mesfusha.

E pas dy rasteve të humbura, Werner fiksoi tregolëshin e tij personal (75') që e ngjiti tashmë në kuotën e 24 golave në Bundesligë e -3 nga Lewandowski, golashënuesi më i mirë. Sulmuesi, që ka gjithnjë e më tepër admirues, kishte shënuar tre gola edhe në vajtje. Në klasifikim, Leipzig arrin kuotën e 51 pikëve (-3 nga Borussia, - 7 nga Bayern), ndërsa Mainz mbetet +4 mbi Fortuna Düsseldorf e treta nga fundi.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI