Flash

"Një lesbike është një zgjedhje e dytë": Skorupa denoncon diskriminimin në volejboll

Lapsi.al 24 May 2020
"Një lesbike është një zgjedhje e dytë":

Homoseksualiteti është ende një tabu në sport, e atletët preferojnë të fshehin orientimin e tyre për të evituar ndikimin. Është ky mendimi i nxjerrë nga një intervistë e gjatë, që do të prodhojë shumë polemika, e dhënë nga Kasia Skorupa, volejbollistja polake që në Itali ka fituar një kampionat e ka veshur fanellën e Urbino, Casalmaggiore, Conegliano, Novara e Monza.

"Jetojmë në një shoqëri ksenofobe, homofobe e të mbyllur. Si qytetare e këtij vendi (Polonia), nuk kam të njëjtat të drejta me të tjerët. E në Itali shoqëria nuk është shumë ndryshe nga e jona". E njohur përvec parketit edhe për historinë e dashurisë me Paola Egonu, ylli i volejbollit italian, në mars 2019 Skorupa doli hapur zyrtarisht.

"Homoseksualët janë shpesh të diskriminuar nga klube ose federata. Ndonjëherë një lesbike është një zgjedhje e dytë, edhe pse ajo që tregon në fushë duhet ta vendoste titullare. E kam provuar unë vetë".

"Ka shumë persona jo heteroseksualë në sport, ashtu si në cdo sektor tjetër të jetës, e kjo vlen edhe për volejbollin polak. Fakti që unë jam e vetmja lojtare e një nga të paktat spostiste që ka dalë hapur tregon qartë mbi fuqinë e diskriminimit. Kam bërë zgjedhjet e mia, ndonjëherë dramatike, e kam paguar për to, por për mua është dicka që vlen më shumë se frika".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI